Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama iu përgjigjet bizneseve të "Lungomares": Kush do të kërcejë dhe këndojë natën le të organizohet në natyrë

Rama iu përgjigjet bizneseve të "Lungomares": Kush do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e bizneseve përgjatë "Lungomares" në Vlorë dhe jo vetëm. Ai thotë se "Lungomarja" nuk ka muzikë, por ndotje akustike.

Pronarët e bizneseve kërkuan shtyrjen e orës policore dhe të lejimit të muzikës, por Rama kësaj kërkese i është përgjigjur negativisht.

Sipas këtij të fundit kush do të kërcejë dhe këndojë gjithë natën le të organizohet në natyre dhe ku nuk shqetëson qytetarët.

Kryeministri shton se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. Rama iu kujton bizneseve që nga nesër muzika do të lejohet deri në orën 23.00.

Të fundit