Flash News

E-TJERA

Lëvizje edhe në Policinë e Korçës, Veliu emëron zëvëndësdrejtorin e ri

Lëvizje edhe në Policinë e Korçës, Veliu emëron

Pas shkarkimit të shefit të komisariatit të Sarandës, lëvizje janë bërë edhe në drejtorinë  e Korçës. Në vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, u vendos Ferdinant Zëre. Priten të tjera ndryshime në strukturën e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur sot zëvëndësdrejtorët dhe shefat e komisariateve.

Kjo lëvizje vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi policinë dhe paralajmëroi lëvizje të tjera në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.

100 ditë afat iu ka vendosur kryeministri drejtuesve të Policisë së Shtetit që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda uniformave blu, që bashkëpunojnë me krimin.

Të fundit