Flash News

E-TJERA

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari, i dënuar për vrasje në 2010

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari, i

 

Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin Erind Mrruku, i dënuar më parë për vrasje, pasi lëvizte në rrugën "Nënë Tereza", në Kamëz i armatosur.

Sipas policisë, Mrruku ka pasur një armë zjarri me plumb në fishek gati për qitje. Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën Mrrukut një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.

Pas kontrollit në banesën e tij, forcat blu i gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Mrruku rezulton i dënuar më parë për vrasjen e Fabian Nikajt në vitin 2010. Viktima ishte djali i një biznesmeni nga Lezha, por njihej me precedent.

Të fundit