Flash News

E-TJERA

Lëvizte me kallashnikov, arrestohet i riu në Librazhd

Lëvizte me kallashnikov, arrestohet i riu në Librazhd

Policia e Librazhdit ka arrestuar këtë të hënë një 20-vjeçar i cili ka qarkulluar me armë zjarri me vete.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Stiven Faqolli, banues në fshatin Qukës.

Gjatë kontrollit i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.

Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushtrica”, si rezultat i të cilit, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi S. F., 20 vjeç, banues në fshatin Qukës.

Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit