Flash News

E-TJERA

Librat që bleu në Panair Sali Berisha, tregon autorin e tij të preferuar

Librat që bleu në Panair Sali Berisha, tregon autorin e tij të

Kreu i PD, Sali Berisha vizitoi sot Panairin e Librit në Tiranë.

Pasi u ndal në disa stenda, i rrethuar nga qytetarë të shumtë të cilët i kërkonin të bënin edhe foto dhe selfie, Berisha tha se bleu disa libra.

I mora disa, bleva disa, bleva pa diskutim. Këtu në panair pati mjaft që donin të dhuronin. Në panair librat blihen, nuk merren dhurata në panaire. Kam blerë një botim të plotë të bibliotekës Françeskane të Anton Patër Harapit, kam blerë libra të shkrimtarit tim të dashur, Markez, kam blerë libra për fëmijë, për nipin tim dhe një seri librash.

Mora një libër të një ish-shoqes time në vitet e para të fakultetit, Ana Cohen. Ana është një mjeke në fakt, por që është edhe shkrimtare tani, me origjinë hebreje nga Vlora, por në Nju Jork ajo u shndërrua në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare dhe një avokate e vërtetë e shqiptarëve dhe prandaj mora libri e saj për të lexuar se çfarë ka”, tha Berisha.

 

Të fundit