Flash News

E-TJERA

Lidhja me McGonigal, gazetarja amerikane: Si ndryshoi qëndrim Rama pas arrestimit të ish-agjentit

Lidhja me McGonigal, gazetarja amerikane: Si ndryshoi qëndrim Rama pas

Gazetarja amerikane e ‘New York Post’, Miranda Devine është ndalur te përfshirja e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se Rama ndryshoi qëndrim mbi raportin personal me McGonigal, pas arrestimit të këtij të fundit.

“Ai ka ndryshuar mendjen e tij për natyrën e marrëdhënies që nga arrestimi i McGonigal në Nju Jork”, shkruan ajo.

Para arrestimit, Edi Rama e kishte konsideruar mik të mirë ish-agjentin e FBI. Por pas publikimit të skandalit, kreu i qeverisë nuk preferoi të përdorte këtë term për lidhjen e tij me Gonigal.

Ai tha se fjala “mik” është shumë e madhe dhe se kishte vetëm një 'marrëdhënie miqësore'. Kujtojmë që hetimet nxorrën zbuluar Ramën, i cili dyshohet se ka paguar 225 mijë dollarë për të dëmtuar opozitën.

Të fundit