Flash News

Bota

Republikania Stefanik: McGonigal ka kryer krime, duhet transparencë

Republikania Stefanik: McGonigal ka kryer krime, duhet  transparencë

Republikania Elise Stefanik tha se ajo "absolutisht beson se krimet janë kryer" lidhur me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ku rezultoi i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

“Shikoni së fundmi raportin e lajmeve bombë të kreut të kundërzbulimit të FBI-së në shtetin e Nju Jorkut, pjesë e hetimit special të Mueller-it. Ai po merrte qindra mijëra dollarë nga Rusia. Pra, po, ka krime”, tha republikania, shkruan “The Washnginton Post”.

Stefanik tha se shpresonte për “transparencë dhe llogaridhënie”.

“Ky nuk është një synim partiak. Këto agjenci qeveritare kanë përgjegjësinë për t'i shërbyer popullit amerikan dhe jo anasjelltas”, shtoi ajo.

 

Të fundit