Flash News

E-TJERA

Lindshmëria në rritje, sa fëmijë kanë ardhur në jetë këtë vit në Shqipëri

Lindshmëria në rritje, sa fëmijë kanë ardhur në

Në krahasim me tremujorin e vitit që lamë pas, është rritur ndjeshëm lindja e fëmijëve këtë tremujor.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se nga fillimi i Janarit e deri më tani në Shqipëri kanë lindur 9610 fëmijë, të cilët kanë përfituar dhe bonusin e bebes, financuar nga qeveria.

 “9,610 fëmijë të lindur nga Janari kanë përfituar bonusin e bebes mbështetjen direkte të Qeverisë, përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.

Që nga viti 2019 kur nisi ky program universal, 81,793 fëmijë që kanë gëzuar familjet e tyre kanë marrë shpërblimin financiar: 40,000 lekë; 80,000 lekë; 120,000 lekë”, shkruan Manastirliu.

Në krahasim me tremujorin e parë të 2020-s, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në Shqipëri kanë lindur 3259 fëmijë më shumë.

Lindshmëria në rritje, sa fëmijë kanë ardhur në

Nga Janari në Mars të vitit 2020 kanë lindur 6351 fëmijë, ndërsa përgjatë gjithë vitit 28075.

Nga 2017-ta ku lindshmëria ishte mbi 30 mijë fëmijë në vit, përgjatë 3 viteve të fundit ka qenë thuajse e njëjtë me rreth 28 mijë.

Lindshmëria në rritje, sa fëmijë kanë ardhur në

 

Të fundit