Flash News

E-TJERA

Liria e medias, ambasadorja e BE: Cënohet nga interesat e biznesit dhe politikës. Gazetarët janë baltosur

Liria e medias, ambasadorja e BE: Cënohet nga interesat e biznesit dhe

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann foli për lirinë e medias. Edhe ajo ngriti si shqetësim përkeqësimin e klimës si pasojë e gërshetimit të interesave të biznesit dhe politikës.

Gjithashtu nënvizoi se ka vijuar atmosfera e sulmeve me fjalë si dhe fushatat e baltosjes dhe aktet e frikësimit të gazetarëve. Këto komente, ambasadorja i bëri gjatë një konference për shtyp me zëvendëskryeministren Belinda Balluku teksa i dorëzoi asaj simbolikisht edhe progres raportin e BE-së.

“Në raport thuhet se pavarësia e medias dhe cilësia e gazetarisë vazhdojnë të pengohen nga një gërshetim interesash biznesi dhe politike dhe se keqinformimi është një shqetësim që rishfaqet.

Raporti shpreh keqardhje të thellë që atmosfera e sulmeve me fjalë, e fushatave të baltosjes dhe akteve të frikësimit të gazetarëve nuk është përmirësuar dhe do të vijojmë ta ndjekim këtë çështje nga afër. Në raport bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë me anën e regjistrimit dhe dixhitalizimit të të dhënave kadastrale”, tha ambasadorja.

 

Të fundit