Flash News

E-TJERA

Lirimi i nënës lehonë, flet avokati: U vendos drejtësia, qytetarët janë vetëofruar për të paguar gjobën

Lirimi i nënës lehonë, flet avokati: U vendos drejtësia,

Nëna lehonë, Diana Bahçja që u burgos vetëm 8 ditë pasi kishte lindur djalin e saj është liruar sot.

Avokati i saj tha se drejtësia u vu në vend dhe se kjo ngjarje ka solidarizuar njerëzit, ku ai u shpreh se ka marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm, të cilët janë ofruar për të shlyer gjobën.

“Kërkesa e mbrojtjes për pezullimin e menjëhershëm , si masë provizore të ekzekutimit të këtyre vendimeve që fillimisht përmbanin gjobë dhe më pas u konvertuan në dënim. Drejtësia u vendos në vend. Falënderoj gjykatën dhe prokurorinë që u tregua e saktë dhe ishte dakord e pranimin e kërkesës."

"Ndërhyrja e të gjithë opinion publik, ka ndikuar në mënyrë pozitivë për të ardhur në këtë pikë. Në lidhje me gjobën ne kemi marrë shumë telefonata dhe ka shumë mundësi nga njerëz të ndryshëm dhe donatorë që janë ofruar për të bërë të mundur shlyerjen e gjobës”, tha ndër të tjera ai.

 

Të fundit