Flash News

E-TJERA

Lirimi i “të fortit” të Shkodrës, gazeta belge kritikon vendimin e qeverinë shqiptare

Lirimi i “të fortit” të Shkodrës, gazeta belge

Safet Bajri u dënua me 22 vite burg në Belgjikë, por u lirua pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri. 38-vjeçari cilësohej si “gangsteri” më i kërkuar në Belgjikë për akuzat si tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni dhe u dënua të vuante dënimin në Shqipëri sepse ishte dëbuar nga Brukseli.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar dhe gazeta belge “Nieuwsblad”, që ka kritikuar vendimin nga pala shqiptare për lirimin e tij, pa shlyer detyrimet. Mediat belge shkruajnë se Bajri bëri bujë në Belgjikë dhe se emri i tij ishte në listën e më të kërkuarve nga Policia Federale.

Safet Bajri u lirua me kusht nga burgu i Fierit nga ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge që e kishte dënuar  me 9 vite burg në total për trafik droge dhe prostitucion. Ai u vu në pranga në vitin 2018, jo vetëm në lidhje me dënimin e tij në Belgjikë, por u akuzua dhe për shantazh, trafik droge dhe gjobvënie, aktivitete këto të kryera në Shqipëri.

Safet Bajri ishte kreu i një klani mafioz që drejtonte me tre vëllezër, të cilët morën pushtetin në botën e krimit në Bruksel në vitin 2014. Po ashtu shkruhet se kushdo që dilte para rrugës së tyre, ekzekutohej, si në rastin kur u vranë dy shqiptarë rivalë.

Shqipëria dhe Belgjika kishin rënë dakord që ai ta vuante dënimin në vendin tonë dhe Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe sipas ligjit shqiptar, ka të drejtë lirim me kusht.

 

 

Të fundit