Flash News

E-TJERA

Lirimi me kusht i të dënuarve përjetë/ Noka: Rama do të rekrutojë 'petritat e rinj'

Lirimi me kusht i të dënuarve përjetë/ Noka: Rama do të

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me Kodin e ri Penal në të cilin propozohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë. 

Në një postim në Facebook, Noka akuzon se qeveria po tenton që të nxjerrë banditët nga burgu që të punojnë për të.

Sipas Nokës të dënuarit përjetë janë kontigjenti i radhës, nga ku Edi Rama do të rekrutojë 'petritat e rinj'.

“Shqipëria sorosiste, vendi i shanseve të dyta për llumin e krimit. Reforma e Sorosit propozon lirimin e të burgosurve përjetë. “Njerëzit ndryshojnë”, thotë Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Do nxjerrin nga burgu banditët, me kusht që të “punojnë” për narkoshtetin dhe planet e veta elektorale. Të dënuarit përjetë janë kontigjenti i radhës, nga ku Edi Rama do të rekrutojë petritat e rinj” shkruan Noka.

Të fundit