Flash News

E-TJERA

Lirohen kontrollorët e trafikut ajror, në polici vetëm tre punonjës; Prokuroria sekuestron dokumentacionin

Lirohen kontrollorët e trafikut ajror, në polici vetëm tre
Foto ilustruese

Policia ka lënë të lirë kontrollorët e trafikut ajëror, të cilët u shoqëruan nga policia në orët e vona të ditës së djeshme.

Por tre prej tyre mbeten ende në mjediset e Drejtorisë së Policisë. Kontrollorët që nuk janë liruar janë: Flora Ndreca, Armand Fezga (kryetar i sindikatës) dhe Muhnir Mezini.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar dokumentacionin, kontratat e punës dhe grafikët e punës për 65 kontrollorët që me tre turne realizonin kontrollin në kullën e vrojtimit në aeroportin e Rinasit.

Më herët, avokati i tyre  tha se akuza e shpërdorimit të detyrës nuk mund të qëndrojë, me argumentin se, kontrollorët nuk janë punonjës të administratës publike, ndërsa shtoi se Albcontrolli është sh.a, dhe i pavarur nga shteti.

Prej mëngjesit e së mërkurës, punonjësit e Albcontrol protestojnë për pagat dhe kushtet e punës. Ata nuk kanë arritur dakordësi me ministrjen Balluku. Pezullimi i punës nga ana e tyre ka sjellë bllokimin e fluturimeve në Rinas.

Kjo ngjarje solli reagime pati reagime të ashpëra nga qeveria. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama e kanë cilësuar si një grusht shteti, i nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Të fundit