Flash News

E-TJERA

Lirohet nga detyra zv.ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja

Lirohet nga detyra zv.ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja

Është liruar nga detyra zv.ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja.

Vendimi është marrë këtë të enjte nga Këshilli i Ministrave, ndërsa nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Të fundit