Flash News

E-TJERA

Lirohet pas disa orësh marrje në pyetje ish-drejtori i Aviacionit Civil

Lirohet pas disa orësh marrje në pyetje ish-drejtori i Aviacionit
Petrit Sulaj

Është liruar pas disa orësh, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj.

Ky i fundit u shoqërua mbrëmjen e kaluar dhe u mor në pyetje lidhur me situatën që u krijua nga pezullimi i punës së konrollorëve në aeroportin e Rinasit.

Sulaj u shoqërua, pasi nga bisedat e zbardhura në telefonat e korntrollorëve, rezultoi që kishte komunikuar me ta.

Ai është larguar nga detyra në 2014-ën. Aktualisht në paraburgim qëndrojnë tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale "shpërdorim detyre".

Të fundit