Flash News

E-TJERA

Listat, Soreca thirrje KQZ: Deriminalizimit të zbatohet plotësisht, të verifikojnë kandidatët

Listat, Soreca thirrje KQZ: Deriminalizimit të zbatohet plotësisht,

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të verë në zbatim ligjin për dekriminalizimin, ndaj të gjithë kandidatëve për deputetë të renditur në listat e gjitha partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një status në rrejtet sociale, Soreca shkruan se ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët. 

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca.

Të fundit