Flash News

E-TJERA

Lleshaj shigjeton Ramën: Shqipëria nuk e ka luksin të tregohet indiferente ndaj Kosovës

Lleshaj shigjeton Ramën: Shqipëria nuk e ka luksin të tregohet

Ish-ministri Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Rama për situatën në Kosovë.

Lleshaj tha për News 24, se retorika e Ramës nuk i shërbeu Prishtinës. Referuar propozimit të kryeministrit që KFOR të marrë nën kontroll veriun, Lleshaj tha njësia speciale nuk i merr kujt leje për zonat që kontrollon.

Ish-ministri tha se Shqipëria nuk e ka luksin të tregojë indiferencë ndaj Kosovës teksa theksoi se tensioni mes Ramës dhe Kurtit nuk duhet të ekzistojë.

“BE nuk është ende në gjendje as ta njohë Kosovën si shtet të pavarur për sa kohë ka ende shtete anëtare të tij që nuk e njohin. KFOR nuk i merr kujt leje për zonën që kontrollon në Kosovë. Nuk shoh ndonjë vlerë të shtuar përpos retorikës te kërkesa e Ramës për ta.

KFOR meriton kritikë se si ka mundësi të jetë indiferent për një arsenal të tillë ushatarak brenda Kosovës, që nuk besoj të jetë i vetmi. Shqipëria duhet të kuptojë mirë rolin që ka. Nuk kemi luksin për t’u sjellë në mënyrë indiferente ndaj Kosovës. Kosova e di vetë se çfarë do, askush veç tyre nuk mund ta dijë. Roli ynë është t’i mbështesim ata. Shqipëria ka detyrë vetëm të pyesë se çfarë u duhet dhe më pas t’i ndihmojë Kaq

Shqipëria mund t’i ndihmonte vetëm duke u dalë në krahë, në të mirë e në të keq. Tensioni mes Ramës dhe Kurtit nuk duhet të ekzistojë. Kosovës i duhet shkuar nga pas në këtë rrugëtim. Edhe nëse ata zgjedhin rrugën jo të duhur. Ne nuk dimë më mirë se ata në lidhje me këtë rrethanë. Kosova nuk vuan për talente, por për fuqi. Edhe përpjekja për draftin ishte e padobishme, sepse nuk vuan njeri nga mungesa e draftit”, u shpreh ai.

Të fundit