Flash News

E-TJERA

Lleshaj tregon si e mori vendimin për t’u dorëhequr: Nuk do largohesha po të ma kërkonte Rama

Lleshaj tregon si e mori vendimin për t’u dorëhequr: Nuk do

Sandër Lleshaj, ministri në ikje i Punëve të Brendshme ka treguar se si e ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen, tri ditë pas vrasjes nga një polic i të riut, Klodian Rasha.

Duke folur në ‘Open’, Lleshaj thotë se është ndjerë i sulmuar politikisht gjatë këtyre ditëve dhe se kjo dorëheqje është morale dhe jo politike.

“Dy -tre ditët e fundit jam sulmuar pandershmërisht dhe politikisht. Ndihem i brengosur për viktimën, si dhe dhunën që është ushtruar, si e pasens.

Vendimin për dorëheqjen time e kam marre kur mësova ngjarjen e Klodian Rashës. E kam patur në mend se kam patur një standard , jam përpjekur ta impelmentoj. Gjatë protestave të dhunshme kam aplikuar strategjinë 1 1 0 (zero viktima). E kam të vështirë të pranoj një viktimë të shkaktuar nga policia”, tha Lleshaj.  

A ua kërkoi Rama?, e pyet Eni Vasili.

“Jo, nuk ma kërkoi Rama. Nuk do ta kisha dhënë po të ma kishte kërkuar, vendimet morale i marr për shkak të ndërgjegjes sime, por e diskutova me kryeministrin Rama. Nuk ishte dorëheqje politike, por morale. Ai më kërkoi mos e bëj pa u takuar pa u kthyer nga SHBA”, tha Lleshaj.

Të fundit