Flash News

E-TJERA

Lodhen komisionerët, ndërpritet numërimi në disa KZAZ në Tiranë dhe një në Lezhë

Lodhen komisionerët, ndërpritet numërimi në disa KZAZ
Foto ilustruese

Procesi i numërimit të votave është ndërprereë në tre KZAZ të vendin, pasi komisionerët kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

Në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimi në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te Pazari i Ri. Pritet që pushimi të zgjasë disa orë.

Më herët, procesi u pezullua te "Shkolla e Kuqe" dhe “Vasil Shanto”, po për të njëjtën arsye. Pushimi mund të zgjasë deri në 4-5 orë.

Numërimi është ndërprerë edhe në KAZAZ nr.13 në Lezhë. Aty procesi pritet të rinisë në orën 12:00.

Të fundit