Flash News

E-TJERA

Logjika e Rakipit: Prostitucionin ta depenalizojmë, gazetarët t'i dënojmë

Logjika e Rakipit: Prostitucionin ta depenalizojmë, gazetarët t'i

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka dhënë një qëndrim që pritet të ngjallë debat: sipas tij, gazetarët nuk duhet të përjashtohen nga ndjekja penale për shpifje, ndërsa çështje si prostitucioni dhe eutanazia duhen depenalizuar.

“Sa i përket shpifjes, kërkesa për të përjashtuar gazetarin për mendimin tim është fyese për gazetarët. Shpifja nuk lidhet me punën e tyre. Nëse ne i përjashtojmë gazetarët nga shpifja, më duket fyese dhe në një farë mënyre ne i licensojmë ata që të shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin”, tha Rakipi, duke lënë të kuptohet se profesioni i gazetarit nuk meriton “imunitet” nga kjo vepër penale.

Ndërsa për disa nga çështjet që ai i sheh të rëndësishme për t’u depenalizuar, lista është krejt tjetër: “Ka edhe çështje të tilla që kërkojmë të depenalizojmë siç është eutanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Kodi italian e francez nuk e dënon ushtrimin e prostitucionit dhe ne tendencën e kemi atje... Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë.”

Pra, sipas kreut të Shkollës së Magjistraturës, mund të vijë një kohë kur prostitucioni të mos jetë më vepër penale, por nëse një gazetar akuzohet për shpifje, drejtësia do të vazhdojë ta trajtojë si krim.

Të fundit