Flash News

E-TJERA

“Lubia 3”/ Kush është Elira Kokona, zyrtarja që Berisha e lidh me skandalin e parkut high-tech

“Lubia 3”/ Kush është Elira Kokona, zyrtarja që

Elira Kokona është një zyrtare, e njohur për rolin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, një nga postet më të rëndësishme administrative në qeverinë shqiptare. Kokona konsiderohet si një nga figurat më të afërta administrative të kryeministrit Edi Rama, duke qenë pjesë e stafit drejtues të Kryeministrisë prej vitesh.

Emri i saj është përmendur nga kreu i PD, Sali Berisha teksa denoncoi skandalin me projektin e parkut high-tech në Durrës, duke e cilësuar Kokonën si ‘Lubia 3’, e cila sipas Berishës, ka qenë figura kyçe në menaxhimin e një projekti që, sipas tij, ekziston vetëm në letra, ndërsa në terren nuk ka asnjë ndërtim apo aktivitet real.

“Skemë si Troplana, e menaxhuar nga famozja Lubia numër 3, Elira Kokona, në emër të patronit të saj, Edi Rama, gjen vetëm djegësin e Tiranës. Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro. Dhe janë vjedhur po nga familja Rama”, deklaroi Berisha.

Berisha deklaroi se Elira Kokona ka qëndruar prej vitesh në krye të një strukture të quajtur “park teknologjik”, ndërkohë që sipas opozitës, në zonën e Xhafzotajt ka vetëm ara dhe livadhe. Ai akuzoi se, pavarësisht mungesës së çdo vepre konkrete, nga taksat e qytetarëve shqiptarë janë përvetësuar qindra milionë euro, duke e quajtur këtë skemë një “Troplanë” të re.

“Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.

Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë. Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama. Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme”, tha Berisha.

Të fundit