Flash News

E-TJERA

Lubonja: Basha dhe mbështesit e tij po bëjnë lojë siç e do Edi Rama

Lubonja: Basha dhe mbështesit e tij po bëjnë lojë siç

Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka folur rreth zhvillimeve në kampin opozitar.

I ftuar në studion e “Open”, Lubonja është shprehur se Bashën e kanë braktisur shumica e deputetëve dhe demokratëve sepse nuk duan të marrin stigmën e njerëzve që bashkëpunojnë me Ramën.

Sipas tij, Basha do të donte t’i kishte me vete, do të donte t’i kishte nën hyqmin e vet, por këta nuk e pranojnë.

“Unë nuk dua t’i demonizoj këta që janë kanë mbetur me Bashën ende, por mund të gjesh sebepe e lidhje se kush është ky dhe kush është ai. Këta që mbështesin Bashën po luajnë skenarin ashtu siç e do Rama. Unë shoh nevojën e bashkimit të opozitës për t’i bërë ballë pushtetit të Ramës, kjo është e rëndësishmë”,- u shpreh Lubonja.

 

Të fundit