Flash News

E-TJERA

Lubonja: Takimi Bardhi-Berisha nxorri në minorancë Bashën

Lubonja: Takimi Bardhi-Berisha nxorri në minorancë Bashën

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar tryezën përbashkuese me deputetët e opozitës, e cila bëri bashkë Gazment Bardhin dhe Sali Berishën.

Duke folur për News24, Lubonja tha se takimi i tyre nxorri në minorancë Lulzim Bashën. Lubonja tha se Basha është një zgjatim i mbetjeve të PD që mbetën në parlament dhe votuan ligjet e Ramës.

“Takimi u shërben të dyve, por përtej Bardhit dhe Berishës duhet t’u shërbejë edhe shqiptarëve. Për mendimin tim duhet të kapërcejnë kompleksin ndaj amerikanëve, sepse gjithë loja është bërë për non-gratën e Berishës. Politika e këtij grupi duhet të ishte e tillë që të bëhet një opozitë politikave të ambasadës amerikane në Shqipëri, duke shkatërruar opozitën.

Takimi mes Berishës dhe Bardhit është kundër Bashës duke e lënë këtë të fundit në minorancë. Qëndrimi i tij është i paepur për të qëndruar dhe mund të bëjë dëm me numrat që ka. Basha është një zgjatim i mbetjeve të PD që mbetën në parlament dhe votuan ligjet e Ramës. Ai me dashje apo jo mbahet në këmbë nga Rama. Këta që u bashkuan treguan fleksibilitet”, u shpreh ai.

 

Të fundit