Flash News

E-TJERA

Luftar Hysa në listën e zezë, zyrtari amerikan: Mesazhi ynë për mbështetësit e karteleve është i qartë

Luftar Hysa në listën e zezë, zyrtari amerikan: Mesazhi ynë

Luftar Hysa dhe 6 anëtarë të familjes së tij u futën në listën e zezë nga administrata Trump. Sanksionet ndaj familjes Hysa u vendosën për shkak të dyshimeve për lidhje me kartelin Sinaloa dhe pastrimin e parave në rrjetin e kazinove që kanë në pronësi.

Nënsekretari i Thesarit John K. Hurley, siç shkruan Reuters, është treguar i prerë ndaj Hysës. Zyrtari amerikan ka thënë se ata që mbështesin kartelet, do të mbajnë përgjegjësi.

"Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë", tha Nënsekretari i Thesarit John K. Hurley. "Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Ju do të mbaheni përgjegjës."

Autoritetet amerikane pretendojnë se Luftar Hysa, i vendosur midis Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me të afërmit e tij kanë punuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transferuar sasi të mëdha parash nga Meksika në SHBA.

Të fundit