Flash News

E-TJERA

“Luftë” për një krevat, aktivisti tregon ç’po ndodh me konviktet në Tiranë

“Luftë” për një krevat, aktivisti tregon

Një video e publikuar dje nga konviktet e Universitetit të Mjekësisë u bë virale, pasi përfaqësues të Bashkisë së Tiranës shfaqeshin duke shpërndarë dhoma për studentët me short ose letra.

Aktivisti Glevio Tabaku shprehet për Euronews Albania se numri i shtretërve në konvikte është shumë më i ulët se sa numri i studentëve që kanë nevojë për to. Kjo sipas tij, po çon në një “luftë” për të gjetur një krevat.

“Ka pasur interes më të madh se qiratë kanë shkuar në qiell dhe janë të papërballueshme për studentët. Qiraja për një apartament 1+1 ku mund të rrinë deri në 3 vetë maksimumi, është 350 euro. Në Tiranë studiojnë 53 mijë studentë, nga këta kapaciteti i konvikteve është 8 mijë shtretërve, pra vetëm 15 për qind e tyre mund të fusin kokën në konvikt. Kjo solli edhe kaosin që keni parë në video”, tha aktivisti.

Të fundit