Flash News

E-TJERA

Luhet sot ‘finalja’, Shqipëria pret Letoninë në “Air Albania

Luhet sot ‘finalja’, Shqipëria pret Letoninë në

Shqipëria do të presë sot në stadiumin “Air Albania” Letoninë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për Botërorin 2026.

Në prag të ndeshjes, kuqezinjtë kanë mbyllur dje përgatitjes duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore.

Sfida do të luhet sot në orën 20:45 dhe është ndeshja e pestë në grup për kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë ishin të plotë në stërvitjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania”. Dyshimi i vetëm për ndeshjen, mbetet Myrto Uzuni, i cili ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe në tre ditët e fundit ka zhvilluar stërvitje individuale.

Për takimin mes Shqipërisë dhe Letonisë, është vendosur të gjykojë një grup nga Polonia, ku kryesor i takimit do të jetë Damian Sylvestrzak, i ndihmuar nga Pauel Sokolnicki dhe Adam Karasevish. Në dhomën “VAR”, do të jetë Piotr Lasyk, i ndihmuar nga Pauel Malek. Gjyqtar i katërt i këtij takimi, është Damian Kos

Të fundit