Flash News

E-TJERA

Luljeta Bozdo e befasuar nga rezultati në Tiranë: S’kisha zyrë elektorale, i bëja takimet në rrugë

Luljeta Bozdo e befasuar nga rezultati në Tiranë: S’kisha

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila renditej e para në listën e PS-së në e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi rezultatin e saj.

Ajo tha se nuk e priste që të merrte 5413 vota, teksa u shpreh se fushatën e ka bërë në rrugë, jo në zyra elektorale e takime me njerëz të grumbulluar. Ajo shtoi se çdo ditë takohej me njerëz dhe shumica prej tyre, i premtonin mbështetjen.

“Isha kandidate pa zonë, mua më votonte i gjithë Qarku i Tiranës. Mua më votonte një qytetarë nga Kavaja, e deri në Paskuqan e Kamëz. Këtu kishte një paqartësi, sepse janë mësuar se do të kishe një zonë. Ishte herë e parë që nëse në çdo votim, sepse janë bërë shumë pas ’90-ës këtë herë votohej për kandidatin, kjo është e mirë. Elektorati nuk e dinte se kush ishin kandidatët. KQZ duhet të vijonte më shpejt dhe të bombardonte cilat do të ishin votat e vlefshme, ato tre raste të fiksoheshin, do të kishte vota më të vlefshme. Më thoshin ku e ke zyrën, i thoja e kam në rrugë. Takimet i bëj gjatë gjithë ditës, sepse takoj shumë. Njerëzit përveç që ishin shumë të gëzuar që kisha pranuar, më qanin hallin e tyre. Ata thoshin problemet e tyre. Nga tërmeti më njohu e gjithë Shqipëria, por problemet që shfaqen janë nga më të ndryshmet, për brezin e tretë është problem pensionet, ajo duhet zgjidhur se s’bën, është problemi që të rinjtë të mos na ikin jashtë”, tha Bozdo.

E pyetur në lidhje me problemet me pensionet, Bozdo tha se janë disa pensione që janë tepër të ulëta.

“Ne i mbajmë lidhjet familjare dhe s’ka fëmijë të lë prindërit për bukën e gojës. Me aq sa marrin një pjesë të pensionistëve, nuk ia dalin. Rimbursimi i ilaçeve është gjë tjetër, duhet cilësi e fortë për ilaçet që futen. Me pensionistët duhet bërë që të kenë mundësi, sepse ka disa prej tyre që kanë qenë profesionistë dhe këtë gjë duhet ta transmetojnë. Shteti ndoshta s’i paguan, por unë kam dëshirë që ata që kanë bagazh, duhet të kontribuojnë për të mirën e vendit”, tha më tej ajo.

Të fundit