Flash News

E-TJERA

Lushnje/ Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes me një automjet

Lushnje/ Motoçiklisti përfundon në spital pas përplasjes

Një drejtues motoçiklete, që shpërndante ushqime për një fast food, u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes pas një përplasjeje me një automjet me targa të Kosovës.

Aksidenti ndodhi pranë rrethrrotullimit të njohur si “plasmasi”, një zonë me qarkullim të dendur. Policia e qarkullimit mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku dokumentoi rrethanat e aksidentit dhe ndërhyri për disiplinimin e trafikut.

Sipas hetimeve paraprake, të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim, ndërsa drejtuesja e automjetit po tentonte të hynte në rrethrrotullim, gjë që shkaktoi përplasjen me motoçiklistin. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Të fundit