Flash News

E-TJERA

Tentuan ta eliminonin, prokurori belg mori në pyetje Lulzim Bashën për “Toyota Yaris”

Tentuan ta eliminonin, prokurori belg mori në pyetje Lulzim Bashën

Julien Moinil, prokurori i Brukselit, i cili u përfshi këtë të martë në hetimin e një komploti për vrasjen e tij dhe arrestimin e 8 personave, ka qenë më parë të paktën dy herë në Shqipëri për çështje hetimore.

Hera më e njohur ka qenë më 10 shkurt 2022, kur ai vizitoi Shqipërinë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, atëkohë kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me hetimet për 3.4 milionë euro të gjetura në makinat “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika.

Prokurori i kërkoi Bashës të sqaronte se nga e kishte marrë informacionin për paratë, pas deklaratave të tij në parlament ku akuzonte politikisht Taulant Ballën.

Moinil ishte i vendosur për të zbardhur çështjen dhe këmbënguli se nëse Basha nuk do të bashkëpunonte, mund të kërkonte shoqërimin e tij me forcë për pengim të hetimit.

Ai erdhi në Shqipëri së bashku me gjashtë hetues të tjerë dhe masat e sigurisë ndaj tij u rritën dukshëm.

 

Të fundit