Flash News

E-TJERA

Magazinën e kthyen në laborator për kultivimin e kanabisit/ Shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës së Kurbinit, arrestohet një 24-vjeçar

Magazinën e kthyen në laborator për kultivimin e kanabisit/
Edmond Stojani

Policia finalizoi një operacion antikanabis në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin. Dy persona kishin përshtatur katin e dytë të një magazine si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Në pranga ka rënë Vranicki Hisku, ndërsa në kërkim është shpallur Edmond Stojani. Ky i fundit është drejtori i Kadastrës së Kurbinit.

Hisku dhe Stojani, përkatëisht 24 dhe 41-vjeç, e kishin marrë magazinën me qera. Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Armëmbajtja pa leje" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike".

Gjatë kontrollit të ambientit u sekuestruan 205 bimë cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu u gjetën një armë zjarri me dylbi të montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Të fundit