Flash News

E-TJERA

Makina aksidenton 11-vjeçarin në Laprakë

Makina aksidenton 11-vjeçarin në Laprakë

Një 11-vjeçar në Laprakë është aksidentuar nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës së sportit në Laprakë.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm.

“Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit