Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në aksin Sarandë – Delvinë, plagoset i riu nga Tirana

Makina del nga rruga në aksin Sarandë – Delvinë, plagoset i

Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, tek vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.

Automjeti Hyndai me targë TR8603T me drejtues shtetasin D. Sinaj 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për rrjedhojë drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime  të lehta dhe merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen  veprimet për të përcaktuar shkakun.

Të fundit