Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Lushnje, humbin jetën dy persona

Makina del nga rruga në Lushnje, humbin jetën dy persona
Foto ilustruese

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje.

Sipas policisë, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

“Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton paraprakisht policia.

Të fundit