Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Maliq, plagosen tre persona

Makina del nga rruga në Maliq, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq.

Si pasojë janë lënduar tre persona.

Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B.,  të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit