Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Shkodër, plagoset pasagjerja

Makina del nga rruga në Shkodër, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në Shkodër këtë të premte ku drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga.

 Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 72-vjeçarja, pasagjere në automjet.

D. Gj., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasja K. B., 72 vjeçe, pasagjere në automjet”, thuhet në njoftim.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit