Flash News

E-TJERA

Makina e bërë shoshë nga plumbat, FOTO e automjetit ku u ekzekutua Lulzim Visha

Makina e bërë shoshë nga plumbat, FOTO e automjetit ku u

Një krim i rëndë ka tronditur sot paraditen e kësaj të premteje, ku Lulzim Visha, 48 vjeç, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri brenda automjetit të tij, në rrugën “Shën Stefani” të Zall Mnerit. Visha ishte duke kryer detyrën si postier në momentin që autorët e kanë qëlluar për vdekje.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se xhami i përparmë i makinës është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator, pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje policia ka gjetur 12 gëzhoja pistolete.

Automjeti i përdorur nga autorët, një “Porsche” me targa të vjedhura, është gjetur i djegur në zonën e Zall Herrit. Brenda tij është zbuluar gjithashtu një armë zjarri.

Hetimet dhe pista kryesore
Pista kryesore e hetimeve lidhet me hasmërinë. Viktima ishte vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë Refik Domin për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor në Tiranë. Dyshohet se krimi i sotëm mund të jetë një akt hakmarrjeje i lidhur me këtë ngjarje të së kaluarës.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, ekspertiza po heton nëse arma e gjetur në automjetin e djegur është përdorur gjatë vrasjes së Lulzim Vishës.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe banorët e zonës, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Të fundit