Flash News

E-TJERA

Hetimet për vrasjen e Lulzim Vishës, gjendet një pistoletë me silenciator në Kamëz

Hetimet për vrasjen e Lulzim Vishës, gjendet një pistoletë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vjeçari i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Sipas informacioneve, në një prej banesave të kontrolluara në zonën e Kamzës është zbuluar një pistoletë me silenciator. Arma është sekuestruar dhe është dërguar për kryerjen e ekspertizës balistike, por ende nuk dihet nëse është përdorur në këtë krim.

Ndërkohë, autorët e ngjarjes vijojnë të mbeten të paidentifikuar. Automjeti i tyre, një “Porsche” me targa të vjedhura, është gjetur i djegur në Zall Her, ku brenda tij u zbulua edhe një armë zjarri e gjatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7:40, kur Visha, i cili punonte si postier në një postë private në Tiranë, u gjet pa shenja jete brenda automjetit të punës. Sipas dyshimeve të para, ai është qëlluar me silenciator, pasi banorët e zonës deklaruan se nuk dëgjuan të shtëna. Në vendngjarje policia gjeti 12 gëzhoja pistolete.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e hasmërisë. Mësohet se viktima ishte vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 vrau Refik Domin për motive të dobëta. Për këtë arsye, dyshohet se vrasja e Lulzim Vishës mund të jetë një akt hakmarrjeje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme.

Të fundit