Flash News

E-TJERA

E akuzuar për përndjekje, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës

E akuzuar për përndjekje, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit

Është arrestuar Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, pak javë pas shkarkimit pasi goditi shefin e financës, Shaban Uklala, i cili e denoncoi atë në polici.

Pas kësaj ngjarje të ndodhur në muajin shkurt dhe Shehu hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.

Ajo  ishte nën hetim pasi përndoqi edhe një punonjës të spitalit të Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”.


 

Të fundit