Flash News

E-TJERA

Merr flakë makina pranë stacionit të trenit në Durrës

Merr flakë makina pranë stacionit të trenit në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit, në lagjen nr. 4, ku makina e parkuar është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në ambientet përreth.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor dhe policia janë në terren dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit