Flash News

E-TJERA

Makina luksoze, apartamente dhe ora Rolex, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

Makina luksoze, apartamente dhe ora Rolex, SPAK kërkon konfiskimin e

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij.

Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe Audin luksoz të modeles Kejvina Kthjellës.

-Pasuria e llojit apartament me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

-Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

-2 (dy) automjete të tipit “Audi – A8”.

-Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

-Një orë dore tip “Roleks”.

-Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.  Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

Të fundit