Flash News

E-TJERA

Makina përfundon në kanal në aksin Fier-Patos

Makina përfundon në kanal në aksin Fier-Patos

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz.

Një automjet tip “Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “Golf”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Raportohet se drejtuesi i mjetit “Renault” ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndonëse pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Të fundit