Flash News

E-TJERA

Makina përplas biçikletën pranë Piramidës, plagoset një person

Makina përplas biçikletën pranë Piramidës, plagoset

Një aksident ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë Piramidës, ku një biçikletë është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur çiklisti, i cili është marrë nga ambulanca në vendin e ngjarjes për t’u transportuar në spital.

Gjithashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit, shkaku i të cilit nuk mund të jetë i vështirë për t’u zbardhur, pasi bëhet fjalë për një kryqëzim të monitoruar 360 gradë nga kamerat e sigurisë rrugore.

Të fundit