Flash News

E-TJERA

Makina përplas fëmijën 4 vjeç në Roskovec, shoqërohet shoferi

Makina përplas fëmijën 4 vjeç në Roskovec,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Marinëz, në Roskovec.

Policia njofton se një automjet i drejtuar nga I. K., 58 vjeç ka përplasur një fëmijë 4 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. 

"Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit