Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në aksin Burrel-Klos, një i plagosur rëndë

Makina përplas motorin në aksin Burrel-Klos, një i plagosur
Foto ilustrese

Një aksident u shënua paraditen e sotme në aksin nacional Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Fillimisht, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas është transportuar në spitalin e Burrelit, ku pas trajtimit mjekësor është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit