Flash News

E-TJERA

Makina përplaset me motomjetin në aksin Shkodër – Koplik, plagoset 33-vjeçari

Makina përplaset me motomjetin në aksin Shkodër – Koplik,
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem.

Një automjet është përplasur me motomjetin me drejtues E. D., 33 vjeç. Për pasojë, ky i fundit mbeti i plagosur.

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.

Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Të fundit