Flash News

E-TJERA

Makina përplasi për vdekje vajzën 10-vjeçe, i ati: Shoferi u largua pas ngjarjes, dua drejtësi!

Makina përplasi për vdekje vajzën 10-vjeçe, i ati: Shoferi

Ka folur për mediat babai i 10-vjeçares që u përplas për vdekje nga një makinë në rrugën “Njazi Meka”, ditën e djeshme në Tiranë.

Në një intervistë për “News24”, Iliaz Petali, tha se në momentin e ngjarjes vajza ishte e shoqëruar nga gjyshja e saj, ndërsa makina e cila ishte me shpejtësi e ka përplasur.

Sipas babait të së miturës, drejtuesi i mjetit, Alban Guri i cili u arrestua më vonë nga policia, pasi përplasi 10-vjeçaren është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Iliaz Petali ka bërë thirrje për drejtësi, ndërsa shtoi se në lagjen e tij nuk ka as trotuar ku mund të kalojnë qytetarët.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen per dore. Shoferi erdhi e perplasi. Aksidenti mund ti ndodhe cdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtesi ne rruge lagje. E perplasi femijen dhe iku. Mund te kete qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht”, tha Petali.

 

Të fundit