Flash News

E-TJERA

Makinën ia dogjën para shtëpisë, flasin familjarët: Nuk kemi konflikte, janë ziliqarë

Makinën ia dogjën para shtëpisë, flasin familjarët: Nuk

Mjeti tip “Mercedes Benz” që ishte parkuar para vilës dykatëshe së familjes Cacani në Korçë iu hodh benzinë dhe më pas iu vu flaka nga një autor ende i paidentifikuar mesnatën e djeshm.

Për mediat ndërkohë, ka folur babai i pronarit të makinës Klodiani Cacani. Demir Cacani u shpreh se familja e tij nuk ka konflikte të hapura me askënd dhe djegia e makinës mund të jetë një akt i ziliqarëve.

Unë s’i kam bërë kujt keq. Konflikte jo, deri më sot jo. Unë jam njeri I punës, Jo i kontrabandës, jo i drogës, jo i kumarit, duhanit dhe jo i rakisë. Tek ky dyqan kanë ngenë bukë kjo lagje. Nuk e di sa lekë kam falur. Çfarë kam pasur ua kam falur. Nga zilia. Po të ishte ashtu, unë kam pasur dy makina dhe t’ia vinte më përpara zjarrin, po pse tani, që u bënë shtatë ose tetë? U bë kjo punë. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Më tej ai shtoi se ngjarja i ka tronditur pasi është regjistruar edhe një shpërthim i lehtë që ka trembur më shumë fëmijët.

Unë ishe duke fjetur. Në orën 01:10 dëgjova një shpërthim të vogël. U ngrita si i trembur. Kur dola në ballkon shikoj shpërthimin e madh. Dal dhe thërrita fëmijët. Dolën fëmijët në mënyrë të çrregullt se nuk dinim se çfarë të bënim. Njoftuam zjarrfikësen dhe erdhi, dhe i falënderoj”, u shpreh Cacani.

Sakaq pista që po heton policia lidhet me aktivitetin e pronarit të makinës, i cili kohët e fundit kishte hapur një biznes për të dhënë makina me qira.

 

Të fundit