Flash News

E-TJERA

"Mamaja e patronazhistes orientoi keq prindërit në votim", gazetarja bën thirrje për kujdes në qendrat e votimit

"Mamaja e patronazhistes orientoi keq prindërit në votim",

Gazetarja Sonila Meço u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes në qendrat e votimit, sidomos me moshat e treta, pasi mund t'i orientojnë keq për të votuar.

Ajo shkruan në median sociale Facebook se mamaja e patronazhistes së familjes së saj ka keq orientuar vjehërrit në qendrën e votimit.

"Fakt

Mamaja e patronazhistes së familjes sime, me përkatësi të hershme e besnike ndaj partisë orientoi keqaz prindërit e bashkëshortit tim që shkuan të votojnë. Me qëllim!

Përpjekje e dështuar gjithsesi.

Ju lutem bëni kujdes, lexoni e informohuni qartaz mbi procesin e votimit! Dhe durim në radhë.

Ndërkohë media do të vijojë të bëjë punën e saj, për çdo zonjë e zotëri, që me qëllim synon të deformojë vullnetin e votuesit", shkruan Sonila Meço.

Kujtojmë që dhe pak orë kanë mbetur nga mbyllja zyrtare e votimeve. Ndërsa rezultatet, siç ka njoftuar Celibashi, pritet të dalin brenda 72 orëve. 

Të fundit