Flash News

E-TJERA

Manastirliu: Javën që vjen presim të tjera vaksina Pfizer dhe Sinovac, fillojmë me injektimin te +65 dhe të sëmurët kronikë

Manastirliu: Javën që vjen presim të tjera vaksina Pfizer dhe

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm so të Fier ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun.

Kjo e fundit ka bërë me dije se javën që vjen vijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac në Shqipëri dhe se do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

"Në Fier kemi kaluar 16 mijë vaksinime, ndërkohë që vijohet edhe me Policinë e Shtetit sot, edhe me gazetarët e terrenit dhe operatorët dhe sigurisht edhe me të moshuarit e fashës plus 70 vjeç. Po përgatitemi të ulim fashën këto ditë dhe të kemi një përqëndrim tek të sëmurët kronikë. Të gjithë zonat e thella edhe fshatrat në ambulanca, pra kemi bërë një distribucion 100% të vaksinave, gjithashtu edhe me vaksinën Sputnik dhe vijojmë me Sinovaks. Presim që javën që vjen të kemi sërish vaksina të Pfizer dhe serinë e ardhshme të Sinovaks për të hapur kështu edhe fashën +65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.” tha Manastirliu.

Rama mori dhe një shportë nga një vajzë e vogël si dhuratë për festën e Pashkës.

Manastirliu: Javën që vjen presim të tjera vaksina Pfizer dhe

Të fundit