Flash News

E-TJERA

Mançini drejt dorëheqjes? Kanavaro kandidat për stolin e Italisë

Mançini drejt dorëheqjes? Kanavaro kandidat për stolin e

Pas disfatës 0-1 të kombëtares italiane mbrëmjen e djeshme kundër Maqedonisë së Veriut, po mendohet për një pasardhës të trajnerit Mançini dhe kandidati më i mundshëm për stolin italian shihet Fabio Kanavaro.

Legjenda e ekipit "Azzur", kampion bote me Italinë në vitin 2006, shihet si pasardhësi ideal i Roberto Mançinit. Pas dështimit për t’u kualifikuar në botërorin e vitit 2018, ky do të jetë botërori i dytë pa pjesëmarrjen e Italisë.

Presidenti i federatës së futbollit Italian, Gabriele Gravina, u shpreh se nuk do ta shkarkojë Mançinin, por sidoqoftë situata duket e nxehtë në kampin italian. Ka zëra që thonë se Mançini mund të japë dorëheqjen pas ndeshjes së radhës me Turqinë me 29 mars.

Të fundit